Refuzimi i Fredi Bejlerit si kandidat për Bashkinë e Himarës, reagon OMONIA

Publikuar tek: politike, më 14:50 18-05-2019 Refuzimi i Fredi Bejlerit si kandidat për Bashkinë e Himarës, reagon OMONIA

Pas refuzimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për kandidimin e Alfred Bejlerit në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Himarës, ka reaguar edhe organizata e minoritetit grek OMONIA.

Sipas OMONIA-s, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për refuzimin e kandidaturës së Bejlerit, pasi pretendon se frikësohet mos fitojë Bashkinë e Himarës.

'Dhe faktikisht, për dy zgjedhje të njëpasnjëshme (2003 dhe 2007), u përligjen, pasi Kryetar i Bashkisë së Himarës u zgjodh kandidati me origjinë greke Vasilis Bollanos. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe para sigurisë se do të zgjidhet përsëri kryetar bashkie me origjinë greke në Himarë, regjimi Rama ndërmerr metoda imorale dhe joligjore, në mënyrë qe të ruajë kontrollin e një krahine të pasur dhe me rendësi strategjike', thuhet ndër të tjera në reagimin e organizatës së minoritetit grek.

Kujtojmë se Fredi Bejleri është një nga personat që kanë marrë pjesë në masakrën e Peshkopisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994, ku mbeti i vrarë një ushtar shqiptar dhe komandanti i grupit, si dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Reagimi i plotë i OMONOIA-s:

Para pak orësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë komunikoi se kandidatura e Dhionisis Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës nuk u pranua me argumente fluide qe levizin në kufijtë e ligjshmërisë.

Vendimi i Komisionit i referohet një penaliteti qe lidhet me mbrojtjen e kutisë së votimit, një ngjarje e cila është e pasqyruar edhe në Raportin e atëhershëm të OSBE. Fredi Beleri, i ndodhur përballë orgjisë se frikësimit të heleneve të Himarës dhe të manipulimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të vitit 2003, të vetmin akt qe kreu se bashku me bashkëqytetaret e vet ishte mbrojtja e votës së bashkëqytetarëve dhe e parimeve të demokracisë

Dhe faktikisht, për dy zgjedhje të njëpasnjëshme (2003 dhe 2007), u përligjen, pasi Kryetar i Bashkisë së Himarës u zgjodh kandidati me origjinë greke Vasilis Bollanos. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe para sigurisë se do të zgjidhet përsëri kryetar bashkie me origjinë greke në Himarë, regjimi Rama ndërmerr metoda imorale dhe joligjore, në mënyrë qe të ruajë kontrollin e një krahine të pasur dhe me rendësi strategjike

Tashmë janë të njohura metodat e qeverisë Rama dhe të veglës së tij të bindur, të kryetarit aktual të Bashkisë Goro për grabitjen e pronave dhe për vënien në dyshim të origjinës greke të banorëve vendalinj. Vendimi i tij është edhe një hallkë tjetër e shtuar në zinxhirin e veprimeve të tij në shërbim të dy synimeve të lartpërmendura.

Është e padiskutueshme se argumentimi i vendimit të Komisionit do të bjerë poshtë para çdo gjykate shqiptare, por rreziku i humbjes së kohës së çmuar deri më atëherë është evident dhe i madh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024930000305176
array(1) { ["section"]=> string(81) "refuzimi-i-fredi-bejlerit-si-kandidat-per-bashkine-e-himares-reagon-omonia-164773" }