Refuzimi për të lëshuar detyrën në Kadastrën e Vlorës, reagon Artan LAME: Do të hapim të gjitha problematikat në qytet, për 10 ditë do të jem aty (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 11-09-2019 Refuzimi për të lëshuar detyrën në Kadastrën e Vlorës, reagon Artan LAME: Do të hapim të gjitha problematikat në qytet, për 10 ditë do të jem aty (E PLOTË) Drejtori i Kadastrës Shtetërore Artan Lame

Kreu i Kadastrës Shtetërore Artan u shpreh në lidhje me refuzimin e disa zyrtarëve të shkarkuar të Kadastrës së Vlorës.

Në lidhje direkte me ‘’News 24’’ ai saktësoi se këto tensione po krijohen për shkak të aksionit të madh që IKMT-ja ka nisur për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje përgjatë vijës bregdetare, ku do të zgjatohet Lungomarja.

“Prezenca e policisë aty ka të bëjë me faktin se në Vlorë po bëhet një aksion shumë i madh për lirimin e hapësirave nga Uji i Ftohtë deri te Tuneli. Kjo është pjesa e dytë e aksionit, që përfshin prishjen e qindra objekteve pa leje në këtë zonë. Aty janë njerëz që në papërgjegjshmëri kanë hedhur paratë e tyre, natyrisht që ka pasur konflikte me punonjësit tanë dhe ata të IKMT. Drejtoresha e IKMT është në Vlorë dhe po përballet me situatën.

Shkarkimet nuk kanë lidhje me këtë gjë. Bëhet fjalë për njerëz, siç e kanë vlonjatët, që e kanë gjakun që iu merr flakë kollaj, ndaj ka pasur tensione. Bëhet fjalë për një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme. Ka dhe një problematikë tjetër në Vlorë, që ka të bëjë me atë të pronave, ndaj dhe sherret janë më të mëdha në Vlorë se në Tropojë. Kjo për faktin se në Tropojë nuk ka bregdet, jo se janë burra më të mirë. Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Mos të krijojmë një rrjet që nuk ekziston. Në këto raste mundohem të qetësohem se dhe unë njeri jam, nxehem, më merr gjaku. Vlonjatët e kanë të vështirë të përmbahen”, u shpreh Lame.

Më tej, ai shtoi se do të mbërrijë në Vlorë për të sqaruar nisjen e vlerësimit të problematikave të krijuara nga zyrtarët e mëparshëm të Kadastrës.

''Është gjëja më normale që nëndrejtori të prezantojë drejtori.  E treta është hapja e të gjithë problematikave që ka Vlora. Do të jem vetë në Vlorë në 10 ditë për të shpjeguar se çfarë do të bëjmë. Mund të japë 20-30 raste kur të gjithë drejtoritë e Kadastrës në vite nuk kanë zbatuar vendimet e Gjykatës. Ka njerëz që nuk e kuptojnë këtë ndryshim epokal. Ka njerëz që janë larguar. Ka nga ata që nuk e kuptojnë që është krijuar një institucion i ri që në prill. Kush nuk pranon rregullimin e pronave, duhet të ndërhyhet.

Asnjë nga këto emërime nuk është bërë i ndikuar nga të tjerët. Emërimet në Vlorë kanë qenë personalet, të miat. Ka një limit, ky institucion bëhet me profesionalizëm. Më e rëndësishme është zgjidhja e çështjes së pronave’’, përfundoi kreu i Kadastrës Artan Lame për ‘’News 24’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073220729827881
array(1) { ["section"]=> string(157) "refuzimi-per-te-leshuar-detyren-ne-kadastren-e-vlores-reagon-artan-lame-do-te-hapim-te-gjitha-problematikat-ne-qytet-per-10-dite-do-te-jem-aty-e-plote-178053" }