Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka refuzuar për herë të dytë 3 kandidatët e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut, Aleksandër Muskaj, Aurela Anastas dhe Sokol Berberi.
Në raportin e paraqitur nga komisioni theksohet se tre emrat e paraqitur nga qeveria shqiptare nuk i plotësojnë kriteret për të zëvendësuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku.
Herën e parë qeveria shqiptare paraqiti si kandidatë Ina Ramën, Gent Ibrahimin dhe Sokol Berberin, që u refuzuan, pasi u konsideruan të pa konsultuara.