Refuzohet pajisja me pasaporta për 9 lojtarët e kombëtares, FSHF: Rast i paprecedent. Reagon Ministria

Publikuar tek: aktualitet, më 09:28 07-08-2015 Refuzohet pajisja me pasaporta për 9 lojtarët e kombëtares, FSHF: Rast i paprecedent. Reagon Ministria

Federata Shqiptare e Futbollit e ka quajtur një rast të paprecedent refuzimin e pajisjes me pasaporta shqiptare të 9 futbollistëve të kombëtares shqiptare të futbollit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka refuzuar nisjen e proceduarve për pajisjen e 9 futbollistëve të kombëtares me pasaporta shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar ndryshimin e qëndrimit të MAS për këtë rast të paprecedent.

“Pikërisht në këtë moment historik që po kalon futbolli ynë, vjen shkresa me firmën e zonjës NIkolla e cila refuzon nisjen e procedurave për marrjen e shtetësisë për 9 futbollistë, dy të ekipit U17, një të ekipit U21, dy lojtare të ekipit kombëtar A femra dhe 4 lojtarëve të ekipit kombëtar U19 femra. Pajisja e këtyre lojtarëve i shërben futbollit dhe do të ishte një nidhmëse shumë e madhe në prag të aktiviteteve europiane që kemi me këto ekipe”, thotë Besnik Çela, zv.sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së.

Pas deklaratës së FSHF-së ka reaguar edhe Ministria e Arsimit duke thënë se 9 futbollistët e refuzuar nuk plotësonin kriteret e parashikuara në ligj, pasi nuk kishin mbushur ende moshën 18 vjeçare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë ndodh nëse bie një bombë atomike në Tiranë? Ja pasojat
Shfrytëzonte dy femra për prostitucion, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.014389991760254
array(1) { ["section"]=> string(88) "refuzohet-pajisja-me-pasaporta-per-9-lojtaret-e-kombetares-fshf-rast-i-paprecedent-17920" }