Refuzoi besimin islam, vajza bën apel për ndihmë: Po më kthejnë në Arabinë Saudite, më rrezikohet jeta

Publikuar tek: bota, më 23:56 06-01-2019 Refuzoi besimin islam, vajza bën apel për ndihmë: Po më kthejnë në Arabinë Saudite, më rrezikohet jeta

Një vajzë e re nga Arabia Saudite rrezikon të kthehet sërish në vendin e saj të origjinës, pasi u arratis për shkak se refuzoi besimin islam.

Rahaf Mohammed ndodhet aktualisht në aeroportin e Bangokut në Tajlandë, dhe thotë se i kanë prerë biletën për ta kthyer në Arabinë Saudite, ku i rrezikohet jeta.

Përmes rrjetit social Twitter ajo i bën thirrje organizatave të të drejtave të njeriut në mbarë botën ta ndihmojnë. Ajo thotë se ambasada e Arabisë Saudite në Tajlandë ka kërcënuar autoritetet aeroporuale se nëse nuk e kthejnë, do ta rrëmbejnë.

Mijëra njerëz nga mbarë bota janë sensibilizuar në kohë rekord duke u munduar të përhapin fjalën, në mënyrë që Rahaf Mohammed të mos kthehet në vendlindje, por të fitojë azil diku ku të jetë e sigurtë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011918067932129
array(1) { ["section"]=> string(106) "refuzoi-besimin-islam-vajza-ben-apel-per-ndihme-po-me-kthejne-ne-arabine-saudite-me-rrezikohet-jeta-147758" }