Refuzoi ftesën e Kombëtares? Eros Grezda i përgjigjet trajnerit Reja (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 16:31 13-11-2019 Refuzoi ftesën e Kombëtares? Eros Grezda i përgjigjet trajnerit Reja (FOTO) Eros Grezda

Trajneri Edi Reja foli në konferencën për shtyp lidhur me refuzimin e ftesës së mesfushori Taulant Xhaka, por edhe të Eros Grezdës.

Italiani u shpreh për sulmuesin e Rangers se ai kishte vendosur të mos pranonte ftesën e Shqipërisë. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe vetë sulmuesi në rrjetet sociale duke pohuar se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Federata apo trajneri I Kombëtares.

Mesazhi i Eros Grezdës:

“Për korrektësi dhe për informimin e saktë të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim. Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, une s’kam marrë asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajneri i kombëtares.

Sa më përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të pëfaqësoj popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq e zi”.


grezda.png

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028464078903198
array(1) { ["section"]=> string(79) "refuzoi-ftesen-e-kombetares-eros-grezda-i-pergjigjet-trajnerit-reja-foto-185767" }