‘Refuzova t’i bindem urdhrave politikë’, Agron Malaj zbardh 21 janarin por askush ‘s’e prish terezinë’ (Si po ‘VARROSET’ dosja me 4 VRASJE)

Publikuar tek: politike, më 12:22 23-01-2020 ‘Refuzova t’i bindem urdhrave politikë’, Agron Malaj zbardh 21 janarin por askush ‘s’e prish terezinë’ (Si po ‘VARROSET’ dosja me 4 VRASJE) Berisha, Basha, Malaj

Agron Malaj, ish-komandanti i grupit të zjarrit ka bërë një deklaratë të fortë për 21 janarin por e gjitha ka kaluar si të ishte një deklaratë rutinë.

Malaj tha se përgjegjës direkt për atë fatkeqësi është ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha që dhanë urdhër për të qëlluar duke shkelur çdo ligj e çdo normë por Malaj thotë se këtë urdhër ai vetë e ka refuzuar.

“Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës”, tha Malaj duke cituar mandej emrin e Berishës dhe Bashës si urdhërues.

Praktikisht me këtë deklaratë, Malaj ka nxjerrë direkt emrat përgjegjës për 4 viktimat e 21 janarit mirëpo askush nga organet e hetimit nuk është vënë në lëvizje. Mesa duket, të gjithë kanë rënë dakord të “varrosin” 21 janarin bashkë me 4 viktimat që ranë si dëshmorë në Bulevard.

Në një shtet normal, një deklaratë e tillë nga një person kyç për zbardhjen e asaj ngjarjeje do kishte shkaktuar një furtunë të vërtetë por në Shqipëri mesa duket nuk përbën më as lajm.

DEKLARATA E PLOTË E AGRON MALAJT:

21 janari është një tragjedi me të cilën mua më është dashur të jetoj çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit. Unë nuk humba në atë tragjedi asnjë pjesëtar të familjes time. Por ka megjithatë diçka që më bashkon mua, ish “gardistin e 21 Janarit” me familjet e 4 qytetarëve të pafajshëm që humbën jetën në atë ditë të tmerrshme. Na bashkon dëshira që ajo ngjarje të zbardhet e drejtësia të shkojë në vend.

Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës.

Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë. As për 21 janarin e as për asgjë tjetër. Kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku çertifikohet pastërtia e figurës time dhe më njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. A mund ta thonë të njëjtën gjë ata që sot drejtojnë sulmin kundër meje? A nuk do duhej që të paktën sot, në 21 janar, së paku të mbyllnin gojën e të ulnin kokën nga turpi për jetët e pafajshme që kanë marrë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nën urdhrat e ish kryeministrit dhe të atij që asokohe ishte Ministër i Brendshëm dhe që në çdo vend normal do ishin dënuar jo një, por disa herë, për krime që shkojnë nga vjedhja e korrupsioni e deri tek pastrimi i parave e financimi nga Rusia dhe vrasja?

Por mbi mua rëndon nevoja që kjo ngjarje të zbardhet e fajtorët të shkojnë atje ku meritojnë të shkojnë ata që duke shkelur ligjin kanë marrë jetë njerëzish. Prandaj, sot dua së pari, t’ju shpreh familjarëve ngushëllimet e mia. E së dyti, t’ju them atyre që as unë nuk do të rresht së kërkuari që ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071680545806885
array(1) { ["section"]=> string(137) "refuzova-t-i-bindem-urdhrave-politike-agron-malaj-zbardh-21-janarin-por-askush-s-e-prish-terezine-si-po-varroset-dosja-me-4-vrasje-192913" }