Refuzuan kandidimin e tij për kryetar Bashkie, Fredi Bejleri kërkesë KQZ-së: Më jepni vendimin (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:59 20-05-2019 Refuzuan kandidimin e tij për kryetar Bashkie, Fredi Bejleri kërkesë KQZ-së: Më jepni vendimin (E PLOTË)

Alfred Bejleri ka reaguar pas refuzimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kandidimin e tij në zgjedhjet e 30 Qershorit për Bashkinë e Himarës.

Sipas tij ky është një vendim absolutisht në kundërshtim me frymën e ligjit dhe haptazi i njëanshëm.

Në reagimin e  tij Bjeleri thotë  se  KQZ edhe sot nuk e ka zbardhur akoma këtë vendim dhe nuk ma ka dhënë për njohje të firmosur nga të gjithe anëtarët e KQZ sikundër parashikon Kodi Zgjedhor në fuqi.

'Refuzimi nga KQZ i kandidatures time prish procesin e votimit ne Bashkinë Himarë dhe cënon rëndë standartet zgjedhore duke i dhënë mundësine kandidatit të PS të garojë i vetëm dhe pa kundërshtarë.

I bëj thirrje KQZ të më japë të zbardhur vendimin konform Kodit Zgjedhor dhe të heq dorë nga pazaret politike në dëm të zgjedhesve Himarjotë', shkruan Bejleri.

Reagimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne daten 17 .05.2019 ka publikuar vendimin per refuzimin e kandidatures time per Kryetar te Bashkise Himare duke iu referuar Ligjit 138 /2016 Per Garantimin e Integritetit te Personave qe Zgjidhen,  Emerohen dhe Ushtrojne Funksione Publike .

Deklaroj se ky vendim eshte absolutisht ne kundershtim me frymen e ligjit dhe haptazi i njeanshem perderisa KQZ edhe sot nuk e ka zbardhur akoma kete vendim dhe nuk ma ka dhene per njohje te firmosur nga te gjithe anetaret e KQZ sikunder parashikon Kodi Zgjedhor ne fuqi.

Vonesa e qellimshme ne zbardhjen e vendimit dukshem eshte nje menyre per te me mohuar mua te drejten kushtetuese te ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te Shqiperise dhe nga ana tjeter eshte nje menyre qe media te caktuara te abuzojne lidhur me lajmin duke publikuar te dhena te pa verteta ose fakte te shtremberuara lidhur me figuren time dhe kandidimin per Kryetar Bashkie ne Himare.

Refuzimi nga KQZ i kandidatures time prish procesin e votimit ne Bashkine Himare dhe cenon rende standartet zgjedhore duke i dhene mundesine kandidatit te PS te garoje i vetem dhe pa kundershtare.

I bej thirrje KQZ te me jape te zbardhur vendimin konform Kodit Zgjedhor dhe te heq dore nga pazaret politike ne dem te zgjedhezve Himarjote.

Kandidati per Kryetar Bashkie

 

Dhionisis Alfred Beleri                                                             Himare, me 20 maj 2019

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087180137634277
array(1) { ["section"]=> string(107) "refuzuan-kandidimin-e-tij-per-kryetar-bashkie-fredi-bejleri-kerkese-kqz-se-me-jepni-vendimin-e-plote-165025" }