Regjisori Budina rikthehet te sheshi i Teatrit: Mua me demek më nxorën me Covid-19, por atë s’e merr ne protesta

Publikuar tek: aktualitet, më 23:00 04-07-2020 Regjisori Budina rikthehet te sheshi i Teatrit: Mua me demek më nxorën me Covid-19, por atë s’e merr ne protesta Regjisori Robert Budina

Regjisori Robert Budina i është rikthyer protestave për Teatrin Kombëtar, pas dy javë qëndrimi në shtëpi për shkak se rezultoi pozitiv me Covid-19, edhe pse ai vetë hodhi dyshime mbi vërtetësinë e analizës.

“Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Sepse dhe unë me demek më nxorrën me koronavirus se nuk dimë si është e vërteta. Kur erdhi fundi, rashë në kontakt me njerëz në spitalin infektiv. Kurse në protesta kur takova me dhjetëra mijëra njerëz nuk e mora. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imunë”, tha Budina.

Më tej, regjisori u shpreh se me kryeministrin Rama do të përballet në Gjykatë për shkak se dha lajmin se ai ishte pozitiv me koronavirus.

“Unë në fakt u bë dy javë që i mungoj protestës së përditshme të Teatrit pas lajmit që nxori kryeministri. Kjo çështje personale nga ana ime do ndiqet në kuptimin penal dhe me drejtësinë për t’i shkuar deri në fund të vërtetës. Me çfarë të drejte kreyministri hyn në jetën e aktivistëve”, shtoi Robert Budina.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015429019927979
array(1) { ["section"]=> string(117) "regjisori-budina-rikthehet-te-sheshi-i-teatrit-mua-me-demek-me-nxoren-me-covid-19-por-ate-s-e-merr-ne-protesta-212853" }