Regjisori i 'Godfather' Francis Coppola kërkoi shtëpi në bregdetin shqiptar të Jonit, aktori zbulon si reagoi Berisha

Publikuar tek: kulture-art, më 21:50 19-03-2019 Regjisori i 'Godfather' Francis Coppola kërkoi shtëpi në bregdetin shqiptar të Jonit, aktori zbulon si reagoi Berisha

Aktori Romir Zalla zbulon se regjisori i famshëm hollivudian Francis Coppola ka shprehur interesin për të patur një shtëpi në bregdetin e Jonit në Shqipëri, disa vite më parë kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Duke komentuar për efektin e reklamës së fundit për turizmin shqiptar “Be Taken By Albania”, aktori Zalla u shpreh se kjo nuk është një strategji efektive. Ai solli në vëmendje se si në Greqi qindra aktorë e këngëtarë të famshëm në mbarë botën kanë vila ku kalojnë pushimet. Zalla tha në emisionin A Show të gazetarit Adi Krasta se kjo gjë ndikon në imazhin e një vendi dhe tërheq më tepër se një reklamë që përdor imazhin e Liam Neeson.

Aktori rrëfeu një episod nga festivali i filmit në Durrës disa vite më parë, ku i pranishëm ishte edhe një nga regjisorët më të mëdhenj në botë, Francis Coppola.

Në fund të edicionit, Coppola shprehu dëshirën për të patur një shtëpi në bregdetin e Jugut, pasi kishte lundruar aty dhe ishte magjepsur nga bukuritë natyrore. Romir Zalla kujton se si reagoi ish kryeministri Sali Berisha pas kërkesës së papritur të regjisorit të trilogjisë “Godfather”.

Romir Zalla në A Shoë: Në Durrës disa vite rresht është organizuar një edicion i filmit nga zonja Anila Varfi, një edicion i paparë, dhe kemi pasur fatin qe aty te vijnë të ftuar Francis Ford Coppola, Claudia Cardinale... Zoti Coppola erdhi dhe iku nga deti dhe ndër të tjera siç na tha kishte pasur mundësinë të shihte vijën bregdetare. Dhe natën e fundit i dhanë një suvenir me një pjatë ku kishte një shtëpi karakteristike shqiptare. Tha një moment, nuk jam ekzaktësisht i sigurt çfarë tha, por tha do doja të kisha patur një shtëpi "for real" në bregun e Jugut tha. Dhe unë isha diku pas dhe para meje ishte zoti Berisha, Francis Coppola ishte në skenë. Dhe Berisha ia bëri njer kokës kështu (anon kokën) me një fjalë je t'u na kërku shumë. Nëse bregun e detit ashtu si në Greqi, ka shtëpi Brad Pitt, do të investohej mirë që këta që duan shtëpi si Coppola, do të tërhiqte shumë. Ky është turizmi, jo të krijosh sensacion me Liam Neeson.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066590309143066
array(1) { ["section"]=> string(121) "regjisori-i-godfather-francis-coppola-kerkoi-shtepi-ne-bregdetin-shqiptar-te-jonit-aktori-zbulon-si-reagoi-berisha-157103" }