Regjisori James Cameron thotë se filmi Avatar 2 është realizuar 100%

Publikuar tek: bota, më 17:00 27-09-2020 Regjisori James Cameron thotë se filmi Avatar 2 është realizuar 100% Ilustrim

Më shumë se një dekadë pas publikimit të filmit origjinal Avatar, regjisori i famshëm James Cameron thotë se pjesa e dytë është realizuar 100%.

Pas publikimit në vitin 2009, Avatar theu disa rekorde dhe u bë një prej filmave më të famshëm të të gjitha kohërave. Por gjatë gjithë këtyre viteve, fansat kanë shpresuar për vazhdimin e filmit.

Filmimet nisën në vitin 2017, dhe këtë vit pritej që Avatar 2 të shfaqej në ekranin e madh, por duket se pandemia shtyu planet. Megjithatë regjisori Cameron i ka siguruar fansat se filmi tashmë ka përfunduar xhirimet dhe është 100% gati.

Ai madje tha se puna ka përparuar ndjeshëm edhe për realizimin e Avatar 3.

“Ditën kur do të publikohet Avatar 2, ne do të jemi duke punuar për të përfunduar Avatar 3. Unë aktualisht jam në Zelandën e Re ku po xhirojmë. Kemi përfunduar 100% Avatar 2 dhe gati 95% Avatar 3,” u shpreh Cameron.

Avatar 2 është planifikuar të shfaqet në kinema në dhjetor të 2021.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012866020202637
array(1) { ["section"]=> string(74) "regjisori-james-cameron-thote-se-filmi-avatar-2-eshte-realizuar-100-221861" }