Regjisori Oliver Stone i kërkon Vladimir Putinit të bëhet kumbari i vajzës së tij

Publikuar tek: bota, më 16:53 22-07-2019 Regjisori Oliver Stone i kërkon Vladimir Putinit të bëhet kumbari i vajzës së tij

Regjisori i famshëm hollivudian Oliver Stone, pak kohë pas intervistës me presidentin rus Vladimir Putin, i ka kërkuar këtij të fundit të bëhet kumbari i vajzës së tij.

Stone, i cili intervistoi Putin në muajin korrik, pak ditë para premierës së dokumentarit të tij në Itali, “Të zbulosh Ukrainën”, përmendi politikanin pro-rus dhe aleat të Putinit, Viktor Medvedchuk teksa i kërkoi të jetë i pranishëm në pagëzimin e vajzës së tij 22-vjeçare.

“Sipas traditës orthodhokse, nuk mund ta refuzosh një kërkesë të tillë”, tha Putin.

“Oh nuk mund ta refuzosh? Atëherë po të kërkoj të bëhesh kumbari i vajzës time”, iu përgjigj Stone.

“A dëshiron vajza të bëhet e krishterë orthodhokse?”, e pyeti Putin.

“Mirë, do të pranojë”, u përgjigj Stone, sipas një transkripti të publikuar nga Kremlini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021736860275269
array(1) { ["section"]=> string(88) "regjisori-oliver-stone-i-kerkon-vladimir-putinit-te-behet-kumbari-i-vajzes-se-tij-172989" }