Regjistri Civil në KAOS, fiton tenderin e ministrisë së Brendshme firma me probleme në drejtësi

Publikuar tek: aktualitet, më 15:09 25-01-2018 Regjistri Civil në KAOS, fiton tenderin e ministrisë së Brendshme firma me probleme në drejtësi

Në vitin 2008 me ndihmën e qeverisë austriake u bë dixhitalizimi i regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

Ndërsa në shtator 2017 Ministria e Brendshme shpalli tenderin për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e regjistrit të gjendjes civile, për tre vitet e ardhshme. Në tender paraqitën ofertat kompania austriake Xion It Systems dhe kompania shqiptare Soft & Solution.E para ka shumë përvojë në këtë fushë, ndërsa për të dytën ka një procedim penal, pas denoncimit të ministrit të drejtësisë, për skandalin e byzylykëve mbikqyrës. Por si për “cudi”, fituese u shpall kompania shqiptare me probleme me drejtësinë.

Kompania austriake ka ankimuar procesin e tenderimit në KPP e për pasojë procesi është pezulluar për 30 ditë. Ajo që ndodh përkthehet në kaos në shërbimet ndaj qytetarëve. Kamerat e emisionit “Stop” kanë provuar për dy ditë rresht mosfunksionimin e zyrave të gjendjes civile.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditet grupi kriminal në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë, një prej tyre i dënuar për vrasje (DETAJE)
Ç’po planifikonte shkodrani me 14 kallëpe tritol? Arrestohet në flagrancë nga policia (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010960817337036
array(1) { ["section"]=> string(101) "regjistri-civil-ne-kaos-fiton-tenderin-e-ministrise-se-brendshme-firma-me-probleme-ne-drejtesi-107901" }