Regjistrimi i mbledhjeve të KED-së, Këshilltari i Metës tregon çfarë përmbajnë audiot për Ardian Dvoranin

Publikuar tek: politike, më 21:55 19-11-2019 Regjistrimi i mbledhjeve të KED-së, Këshilltari i Metës tregon çfarë përmbajnë audiot për Ardian Dvoranin Bledar Dervishi, këshilltari i Presidentit Meta

Bledar Dervishi, këshilltari i Presidentit, ka treguar mbrëmjen e sotme se çfarë përmbajtje kanë audiot që zotëron Meta, nga mbledhjet e KED-së, të datave 21 shtator dhe 7 nëntor.

I ftuar në emisionin Tempora, Dervishi ka thënë se ai ka qenë vetë i pranishëm në mbledhjet e KED-së, e drejtuar nga Ardian Dvorani, dhe aty sipas këshilltarit të Metës, nuk është diskutuar fare për botimin në fletoren zyrtare të emrave të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Bledar Dervishi: Në 21 shtator është zhvilluar mbledhja e Këshillit. Është miratuar renditja e kandidatëve për secilën vakancë dhe është mbyllur kështu mbledhja për kujdesin që duhet të tregonte kryetari për mënyrën e dërgimit të listave pranë Presidentit dhe Kuvendit, sipas radhës që dikton kushtetuta dhe ligji për Kushtetuesen. Ka pasur një pauzë mbi 10 ditë që është afati ligjor dhe në datën 8 tetor Presidentit i janë paraqitur dy lista njëherazi për vakancën e parë dhe të tretë. Anëtarët e tjerë të këshillit në datën 21 nuk kanë votuar mbi mënyrën e dërgimit të listave por kanë miratuar vetëm renditjen e kandidatëve.

Sonila Meço: Çfarë do shohin shqiptarët në regjistrim?

Bledar Dervishi: Brenda dhomës së këshillit ka një sistem të regjistrimit audio, për çdo gjë që thuhet. Aty është diskutuar mbi miratimin e listave dhe për kujdesin e dërgimit të tyre në Presidencë dhe Kuvend. Në 7 nëntor kur u bë mbledhja e këshillit është diskutuar edhe aty gjatë nga përfaqësuesi i Presidentit që kam qenë unë dhe ku jam shprehur qartë se Presidenti ka vullnet që shprehet për këtë vakancë, por nuk mund sepse është para një ndalimi kushtetues dhe për këtë arsye ka pezulluar vendimin e tij derisa të shprehet Kuvendi për emërimin e vakancës së dytë. Këshilli në atë mbledhje nuk ka diskutuar në lidhje me botimin në fletoren zyrtare.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076000690460205
array(1) { ["section"]=> string(111) "regjistrimi-i-mbledhjeve-te-ked-se-keshilltari-i-metes-tregon-cfare-permbajne-audiot-per-ardian-dvoranin-186491" }