Regjistrimi i rrallë i bisedës ku Hitleri flet për Shqipërinë (Audio)

Publikuar tek: bota, më 16:58 11-07-2016 Regjistrimi i rrallë i bisedës ku Hitleri flet për Shqipërinë (Audio)

Thuajse të gjithë e kanë dëgjuar të paktën një herë zërin e Adolf Hitler teksa thërret përpara turmës së madhe të njerëzve duke e elektrizuar atë, por ky regjistrim i rrallë është e vetmja audio e njohur ku Hitleri dëgjohet teksa diskuton i qetë.

Biseda private mes Adolf Hitler dhe liderit ushtarak Carl Gustaf Emil Mannerheim është regjistruar fshehtazi nga inxhinieri finlandez i kompanisë së transmetimit “YLE”, Thor Damen në vitin 1942.

sdfe44444shot_1.jpg

Oficerët e SS-së e kuptuan që Damen po regjistronte dhe e ndaluan menjëherë. Kaseta u sekuestrua pasi Hitleri nuk lejonte asnjëherë që të regjistroheshin bisedat jo-zyrtare.

Regjistrimi është një dokument i rëndësishëm historik pasi tregon momentet kritike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mannerheim duhet të vendoste nëse do të mbështeste Hitlerin gjatë Operacionit “Barbarossa” për të sulmuar Leningradin. Historian a tregon se gjenerali zgjodhi të mos e mbështesë liderin nazist, pavarësisht presioneve të mëpasme.

Gjatë bisedës në një vagon treni Hitleri dëgjohet teksa thotë se si Operacioni Barbarossa po dështon me humbjet e Italisë në Afrikë, Shqipëri dhe Greqi, situatë të cilën e quan “fatkeqësi”.

trenijashtenshot_1.jpg

Treni ku u zhvillua biseda

“Unë mund të them sinqerisht sot se - është një fatkeqësi, kryesisht dobësimi i Italisë. Sepse - së pari, situata në Afrikë, së dyti, për shkak të situatës në Shqipëri dhe Greqi - një fatkeqësi e vërtetë. Duhet të ndihmonim. Kjo do të thoshte për ne që të ndanim “Luftëaffe”, të ndanim tanket ndërsa në të njëjtën kohë përgatiteshim të sulmonim me tanke lindjen”, dëgjiohet të thotë Hitleri. /Newsbomb.al/

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Amerika i kërkon Serbisë të shkëpusë mardhëniet me Rusinë
Nëse zbulon alienë, Nasa do shkatërrojë anijen kozmike “Juno” »
Article Logic
Execution time: 0.012025117874146
array(1) { ["section"]=> string(73) "regjistrimi-i-rralle-i-bisedes-ku-hitleri-flet-per-shqiperine-audio-46239" }