Regjistrimi i videos Beci-Toni, Dritan Prifti: Nuk e bëra unë por nipi i Mark Frrokut

Publikuar tek: aktualitet, më 15:50 12-03-2015

Në media po qarkullon informacioni se personi, të cilit i dëgjohet zëri në videon që ka publikuar deputeti Tom Doshi ku ka dashur të tregojë lidhjen e ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci me Fatjon Skënderin(Toni), është Dritan Prifti.

Por Prifti e ka mohuar kategorikisht, duke thënë se ai që ka regjistruar Becin dhe Skënderin është nipi i Mark Frrokut.  "E ka bërë nipi I Mark Frrokut. Mbaj përgjegjësi të plotë penale për deklarimin. S’kam qenë kurrë tek ‘’Viva’’", deklaron Prifti.

Deri më tani dihet me siguri fakti se Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton mbi personin që ka bërë regjistrimin e videos, I cili duket hapur që po filmon, teksa bën sikur flet në telefon, ose flet në të vërtetë dhe filmon njëkohësisht.

Video është 1 minutë e 18 sekonda dhe personi është duke biseduar në telefon, duke u dëgjuar vetëm zëri I tij dhe zërat në lokal.

Po sjellim të plotë videon e cila tregon Prokurorin e Elbasanit, pas transferimit nga Krimet e Rënda, Eugen Becit, ish-shoferit të Fatmir Mediut, Fatjon Skënderi dhe një personi tjetër dhe zërin e personit që flet në telefon.

Për akuzat e Tom Doshit se Ilir Meta ka dashur ta vrasë, kanë dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Renda vetë Dritan Prifti si dhe Fatjon Skënderi. Ende nuk njihen dëshmitë e tyre, për sekret hetimor, por nëse kjo është e vërtetë vetë Skënderi dhe Beci duhet ta kujtojnë personin që i regjistroi duke qenë se janë në dijeni të personit, të paktën sa duket nga video, pasi i kanë drejtuar sytë nga ai.

Edhe ditë më parë Prifti ka deklaroi se nuk njeh dhe nuk ka takuar kurrë asnjë personazh të përmendur në këtë histori.

“Meta, tani i plotëfuqishëm në pushtet, ka gjithë mundësinë të hakmerret ndaj meje dhe Tom Doshit.Dua të hedh poshtë me neveri faktin që unë kam ndonjë përfshirje direkte apo indirekte në denoncimet e Tom Doshit. Historinë e Tom Doshit nuk e kam ditur. Një ditë e pyeta pse kishte marr makinë të blinduar dhe bodigardë dhe atëherë më tregoi historinë që tashmë është bërë publike. Ma ka treguar në muajin tetor 2014. Më tha se kish njoftuar autoritetet e shtetit, por edhe Ilir Metën për këtë. Unë e këshillova të mos shqetësohej, sepse në momentin që ngjarja u bë e njohur për porositësin, ai do ndalonte. Për hir të së vërtetës, unë personalisht nuk njoh dhe nuk kam takuar kurrë asnjë personazh të kësaj historie. Nuk kam pasur kuriozitet as të shoh videon e publikuar. E kam parë të plotë ditën që u bë publike edhe për të tjerët."

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot protesta e PD-së para Kryeministrisë e Kuvendit, 1200 policë në gatishmëri
Përballja/ Dëshmon në Prokurori ‘’vrasësi’’ i penduar Durim Bami, bashkë me të edhe Tom Doshi »
Article Logic
Execution time: 0.01198410987854
array(1) { ["section"]=> string(88) "regjistrimi-i-videos-beci-toni-dritan-prifti-nuk-e-bera-une-por-nipi-i-mark-frrokut-5712" }