Regjistrohet edhe në Hong Kong rasti i parë i virusit vdekjeprurës kinez

Publikuar tek: bota, më 11:54 22-01-2020 Regjistrohet edhe në Hong Kong rasti i parë i virusit vdekjeprurës kinez

Është evidentuar rasti i parë i virusit të pneumonisë edhe në Hong Kong.

Pacienti ndodhet i izoluar në spital, pasi kishte ardhur nga qyteti Wuhan në Kinë, vend ku mendohet të jetë përhapur virusi.

Virusi i përhapur në Kinë ka sjellë deri më tani ka sjellë 6 viktima dhe mbi 300 të infektuar.

Pas Kinës raste të virusit janë evidentuar edhe në Japoni, Tajlandë, Korenë e Jugut, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Virusi që shpërtheu në qytetin Ëuhan në Kinë po shpërndahet me shpejtësi, pasi autoritetet kanë konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga njerëzit te njëri-tjetri.

Kina ka mbyllur disa nga aeroportet, ndërsa në shtetet fqinje autoritetet e aeroporteve kontrollojnë çdo qytetar që vjen nga Kina, me qëllim identifikimin e rasteve të reja.

Virusi i ri ngjan me virusin (SARS), që vrau rreth 800 persona në vitet 2002-2003.

Autoritetet mjekësore kineze janë shprehur se ende nuk kam asnjë kurë të gjetur për virusin, që vazhdon të përhapet në mënyrë masive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040621995925903
array(1) { ["section"]=> string(79) "regjistrohet-edhe-ne-hong-kong-rasti-i-pare-i-virusit-vdekjeprures-kinez-192807" }