Regjistrohet në SHBA rasti i parë i virusit vdekjeprurrës kinez

Publikuar tek: bota, më 19:57 21-01-2020 Regjistrohet në SHBA rasti i parë i virusit vdekjeprurrës kinez Foto ilustruese

Një amerikan në Uashington është infektuar me koronavirusin vdekjeprurrës që po përhapet nga Kina, thanë burime nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin për CNN.

Detaje shtesë mbi identitetin e personit të infektuar dhe itinerarin e udhëtimeve të tij nuk janë bërë të ditura.

Ky është rasti i parë i dokumentuar i virusit vdekjeprurrës të ngjashmë me SARS, në SHBA.

Në Kinë janë infektuar më shumë se 300 persona dhe 6 prej tyre kanë humbur jetën, kryesisht ata me sistem imunitar të dobët.

Virusi ka shpërthyer fillimisht në qytetin Wuhan, ku besohet të jetë transferuar nga kafshët te njeriu, e tashmë mund të transmetohet edhe nga njeriu te njeriu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039493083953857
array(1) { ["section"]=> string(70) "regjistrohet-ne-shba-rasti-i-pare-i-virusit-vdekjeprurres-kinez-192746" }