Regjistrohet rasti i parë pozitiv me Covid-19 në ishujt e Oqeanit Paqësor

Publikuar tek: bota, më 18:11 29-10-2020 Regjistrohet rasti i parë pozitiv me Covid-19 në ishujt e Oqeanit Paqësor Ishujt Marshall

Ishujt Marshall kanë regjistruar rastet e tyre të para pozitive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

 

Ishujt me një popullsi prej 55 mijë banorësh, ishin ndër vendet e fundit në botë ku nuk ishte infektuar asnjë banorë me COVID-19.

Sipas autoriteteve, dy të infektuarit janë një grua 35 vjeç dhe një burrë 45 vjeç të cilët punojnë në bazën amerikane në ishull. Ata po fluturonin nga Haëaii për në Ishujt Marshall ditën e martë.

Masat e sigurisë u ndërmorën menjëherë për dy të infektuarit dhe sipas zyrtarëve ata nuk janë një rrezik për komunitetin.

Shumica e ishujve në Oqeanin Paqësor i kishin mbyllur kufijtë në momentin e ‘shpërthimit’ të pandemisë në Mars, pasi sipas tyre ata nuk do mundeshin t’a menaxhonin dot situatën në rast se do infektoheshin shumë banorë.

Vendet e mbetura ku nuk rezulton asnjë poztiv me COVID-19 janë: Kiribati, Micronesia, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, Tuvalu dhe Vanuatu

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme me 6 muaj, KARANTINOHET Katalonja
Greqia konfirmon mbi 1 mijë raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19, 114 pacientë të intubuar (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010699987411499
array(1) { ["section"]=> string(80) "regjistrohet-rasti-i-pare-pozitiv-me-covid-19-ne-ishujt-e-oqeanit-paqesor-225688" }