Reklama falas gjatë fushatës, mediat audiovizive letër KQZ-së, AMA-s dhe OSBE-së

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 26-05-2017 Reklama falas gjatë fushatës, mediat audiovizive letër KQZ-së, AMA-s dhe OSBE-së

Mediat audiovizive kanë dërguar një deklaratë për ligjin e ri që u miratua në parlament.

Ky ligj detyron mediat të transmetojnë reklama falas për dy partitë e mëdha, konkretisht për Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, ndërkohë që partitë e vogla mbeten me një minutazh shumë të vogël.

Deklarata i është drejtuar tre institucioneve, KQZ, AMA dhe OSBE-së. Në deklaratë shkruhet se mediat janë lajmëruar shumë pranë datës së çeljes së fushatës.

Gjithashtu televizionet shprehen se ligji i ri është në kontraditë me ligjin e vjetër, gjë që përforcohet dhe nga juristë e avokatë që mediat janë konsultuar.

“Ne, përfaqësuesit e mediave kryesore, unanimisht vendosëm tu njoftojmë se ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave të partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, 25 qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin për partitë politike. Lutemi, njoftoni subjektet elektorale të regjistruara në zgjedhje, që të marrin masa për zbatimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, nenit 84, të miratuar me konsensus prej tyre” -, shkruhet në letrën e firmosur nga televizionte.

18716733_133266820557817_2100768585_n.png18762260_133267230557776_507455222_n.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër, një ditë e madhe për të gjithë besimtarët muslimanë
Ngjarje e rëndë, gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë një person »
Article Logic
Execution time: 0.021651983261108
array(1) { ["section"]=> string(84) "reklama-falas-gjate-fushates-mediat-audiovizive-leter-kqz-se-ama-s-dhe-osbe-se-80062" }