Reklama fantastike i ndryshon jetën çiftit, nga 499 euro shesin makinën për 50 mijë euro (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 16:17 06-11-2017 Reklama fantastike i ndryshon jetën çiftit, nga 499 euro shesin makinën për 50 mijë euro (VIDEO)

Një histori e çuditshme ka ndodhur në Italinë fqinje, e cila tregon se sa ndikon reklama në shitjen e një produkti. 

Një vajzë donte të shiste makinën e saj Honda Accord për 499 euro në internet, shkruan corriere della sera, raporton newsbomb.al.

Mbas një spoti të realizuar nga i fejuari i saj, makina është shitur për 50 mijë euro.

 Spoti ishte me të vërtetë i veçantë, sidomos teksti që kishte përdorur i fejuari i vajzës.

Kjo ka bërë që blerësit të mos ngurrojnë për ta blerë mjetin që u reklamua në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në këtë rast vlen thënia e përjetshme që reklama është shpirti i tregtisë.

TEKSTI I REKLAMËS

“Ti je ndryshe, i bën gjërat sipas mënyrës tënde, kjo të bën ty të veçantë.

Nuk ke nevojë për gjërat, je e lumtur me atë që je.

Nuk ke nevojë për para, ke gjithcka që ke dashur.

Nuk i bën gjërat për tu dukur, i bën sepse ashtu funksionon.

Kjo nuk është një makinë, kjo je ti, është një zgjedhje.

Zgjedhja jote.

Të prezantoj Honda Accord, makinën e vitit 1996 makina për njerëzit që e kanë realizuar jetën e tyre dhe kanë nevojë të ikin diku.

Luksi është një gjendje e mendjes."

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje tronditëse: Akrobatja rrëzohet dhe thyen qafën në skenë (VIDEO)
Masakra në Teksas, ky është “heroi” që vrau agresorin »
Article Logic
Execution time: 0.01279616355896
array(1) { ["section"]=> string(99) "reklama-fantastike-i-ndryshon-jeten-ciftit-nga-499-euro-shesin-makinen-per-50-mije-euro-video-98558" }