Avokati i Popullit u ka rekomanduar kryeministrit, ministrit të Energjisë, ministrit të Mirëqënies Sociale dhe të Ekonomisë, gjetjen e një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër me qëllim mbrojtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë dhe krijimin e alternativave lehtësuese mbi pagesën e saj.
Avokati i populliti kërkon: 1. Nxjerrjen e akteve nënligjore për faljen e detyrimeve të pa paguara të energjisë elektrike për familjet në nevojë dhe që janë përfitues nga skema e ndihmës ekonomike dhe 2. Gjetjen e një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër me qëllim mbrojtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë dhe krijimin e alternativave lehtësuese mbi pagesën e saj.
“Aksesi në burimet thelbësore të jetesës është një nevojë humane thelbësore dhe për rrjedhim një e drejtë elementare për t’u respektuar. Mungesa e aksesit të plotë në këto burime është një rrezik i madh dhe një goditje e rëndë për dinjitetin njerëzor”, shkruan Avokati i Popullit në letrën e tij.