Rekord i FRIKSHËM, shifrat e infektimeve me COVID-19 në KOSOVË i kalojnë 400

Publikuar tek: rajon, më 15:20 30-10-2020 Rekord i FRIKSHËM, shifrat e infektimeve me COVID-19 në KOSOVË i kalojnë 400 Foto ilustruese

Regjistrohet në Kosovë shifra më e lartë e rasteve me koronavirus në një ditë të vetme.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, 418 raste të reja ka patur në 24 orët e fundit, 134 më shumë se një ditë më parë.

Kjo shifër e lartë mesa duket vjen i rrjedhojë e rritjes së numrit të testimeve, vendim i marrë ditën e djeshme nga autoritetet në Kosovë. Në total ditën e fundit janë kryer 1.608 testime.

Njoftimi nga IKSHP:

67 TË SHËRUAR DHE 418 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbi 20 ndërtesa të shembura në Izmir dhe 25 pasgoditje, dyshohet për viktima nën rrënoja (Video)
Tërmeti në Turqi dhe ishujt grek, flet kryeministri Mitsotakis: Samos rezistoi, masat për pandeminë shpallen nesër »
Article Logic
Execution time: 0.014069080352783
array(1) { ["section"]=> string(82) "rekord-i-frikshem-shifrat-e-infektimeve-me-covid-19-ne-kosove-i-kalojne-400-225797" }