Rekord i rekordeve/ 6 viktima në Greqi nga Covid dhe qindra raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 17:39 21-09-2020 Rekord i rekordeve/ 6 viktima në Greqi nga Covid dhe qindra raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Situata vijon e rënduar në Greqi nga pandemia e koronavirusi.

Gjashtë persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë ditës së fundit.

Autoritetet greke kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 453 raste të reja, shifër kjo më e larta e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

79 pacientë po trajtohen në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç, nga të cilët 24 janë gra ndërsa pjesa tjetër janë burra.

Kujtojmë që deri më tani në Greqi 344 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të ifektuarve ka shkuar në 15,595.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010468006134033
array(1) { ["section"]=> string(104) "rekord-i-rekordeve-6-viktima-ne-greqi-nga-covid-dhe-qindra-raste-te-reja-gjate-24-oreve-te-fundit-221153" }