REKORD I ZI/ Mbi 300 të infektuar në 24 orët e fundit, COVID-19 i merr jetën 4 personave

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 20-10-2020 REKORD I ZI/ Mbi 300 të infektuar në 24 orët e fundit, COVID-19 i merr jetën 4 personave Infektivi

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një shifër rekord e të infektuarve, pasi 301 persona kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19.

Ndërkohë kanë humbur jetën 4 qytetarë, të cilët nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin, ndërsa të shtruar në spitale janë 255 pacientë.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Ministria e Shëndetësisë: 1407 testime, 58 të shëruar, 301 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1407 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,

27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,

12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,

7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,

5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,

2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura Vajgurore.

1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         301

Të shëruar ne 24 orë                      58

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  1407

Testime totale                110,189

Raste pozitive                    17651

Raste të shëruara              10225

Raste Aktive                        6968

Humbje jete                          458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3430

Durrës                  700

Shkodër                473

Fier                          444

Korçë                    432

Lezhë                     349

Elbasan                  302

Vlorë               270

Berat               215

Kukës                      176

Dibër              91

Gjirokastër           86

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia vijon me masat për ata që s'vendosin maska, qindra qytetarë gjobiten me 3000 lekë, 12 shoqërohen në komisariat
OSHEE pas arrestimit të zyrtarëve: Të gjitha materialet e kërkuara në dispozicion të SPAK! Bashkëpunojmë për të zbardhur hetimin »
Article Logic
Execution time: 0.010564088821411
array(1) { ["section"]=> string(93) "rekord-i-zi-mbi-300-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit-covid-19-i-merr-jeten-4-personave-224454" }