Rekord i zi në Kosovë, 4 viktima nga Covid dhe qindra raste të reja

Publikuar tek: rajon, më 15:17 28-10-2020 Rekord i zi në Kosovë, 4 viktima nga Covid dhe qindra raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 932 persona të testuar si të dyshuar me Covid, 281 persona kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Kujtojmë që deri më tani 673 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18.626.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzohet për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së Salih Mustafa del sot para Gjykatës Speciale
»
Article Logic
Execution time: 0.013381004333496
array(1) { ["section"]=> string(73) "rekord-i-zi-ne-kosove-4-viktima-nga-covid-dhe-qindra-raste-te-reja-225508" }