Rekord i zi në Kosovë, shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 brenda një dite

Publikuar tek: rajon, më 18:28 04-07-2020 Rekord i zi në Kosovë, shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 brenda një dite Kosovë

Kosova në alarm. Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i viktimave, brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë.

Kjo është bërë e ditur nga Klinika Infektive e QKUK-së. Kësisoj, me 6 viktimat e fundit, numri total i jetëve të humbura në vendin fqinj ka shkuar në 64.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.  Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti,  R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019585847854614
array(1) { ["section"]=> string(95) "rekord-i-zi-ne-kosove-shenohet-numri-me-i-larte-i-viktimave-nga-covid-19-brenda-nje-dite-212831" }