Rekord i ZI në SHBA, regjistrohen sërish mbi 1000 viktima në 24 orë (SHIFRAT TRAGJIKE)

Publikuar tek: bota, më 21:01 09-04-2020 Rekord i ZI në SHBA, regjistrohen sërish mbi 1000 viktima në 24 orë (SHIFRAT TRAGJIKE)

SHBA-ja prej ditësh shënon mbi 1000 viktima si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 1326 viktima, duke e çuar në 16.114 numrin total të jetëve të humbura, më shumë edhe se Spanja që ka 15.238.

Në SHBA janë raportuar 20.527 raste të reja në këto 24 orë, duke e çuar në 455.454 numrin total të të infektuarve. Janë shëruar gjithsej 24.579 persona ndërsa 9813 ndodhen në gjendje kritike.

Në të gjithë botën deri më tani janë infektuar 1.582.135 persona, kanë humbur jetën 94.573 dhe janë shëruar 348.319 pacientë.

Më poshtë mund të shihni shifrat për vendet më të prekura nga covid-19:

Capture4.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087099075317383
array(1) { ["section"]=> string(90) "rekord-i-zi-ne-shba-regjistrohen-serish-mbi-1000-viktima-ne-24-ore-shifrat-tragjike-202042" }