Rekord infeksionesh me COVID-19, shteti i rëndësishëm europian vendos për mbylljen e dytë, ja kufizimet e reja  

Publikuar tek: bota, më 19:33 31-10-2020 Rekord infeksionesh me COVID-19, shteti i rëndësishëm europian vendos për mbylljen e dytë, ja kufizimet e reja  

Vala e dytë e COVID-19 ka prekur dhe Austrinë. Vendi regjistroi përsëri rekord rastesh ditën e premte.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, autoritet e shëndetësisë raportuan 5,349 raste të reja me koronavirus. Rritja e lartë e rasteve pozitive detyroi qeverinë të vendosnin për një tjetër mbyllje.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, në një deklaratë për mediat u shpreh se “Nga 3 Nëntori Austria do të mbyllet për të përmbajtur përhapjen e pandemisë së COVID-19”.

Masat e reja detyrojnë mbylljen e restoranteve dhe hoteleve deri më 30 Nëntor, por do të lejohet të përdorin shërbimin “delivery”.

Gjithashtu qytetarët do të ndalohen të dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 20:00 deri në orën 6:00.

Shkollat dhe universitetet do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura duke bërë variacion edhe me leksionet online.

Ndërsa të gjitha kompanitë që mund të punojnë nga shtëpitë, duhet t’a bëjnë.

Kujtojmë se totali i rasteve pozitive me COVID-19 ka kapur shifrën e 105 mijë infeksionesh ku prej të cilave 1,109 janë viktima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë në Meksikë, kartelet e drogës ekzekutojnë me 11 plumba gazetarin
Autoritetet turke konfirmojnë 2 viktima me origjinë shqipare, dyshohet djali që u gjet i përqafuar me nënën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.011700868606567
array(1) { ["section"]=> string(115) "rekord-infeksionesh-me-covid-19-shteti-i-rendesishem-europian-vendos-per-mbylljen-e-dyte-ja-kufizimet-e-reja-225952" }