Rritja e rasteve ditore me Covid-19 në Greqi ka arritur një rekord të ri negativ.
Në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj janë shënuar 1.259 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i regjistruar në javët e fundit, ndërsa 12 persona kanë humbur betejën me sëmundjen e rëndë.
Nga rastet e raportuara, 295 janë regjistruar në Athinë, 291 në Selanik, 75 në Rodopi. 55 në Serres dhe 47 në Larisa.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 32,752, nga të cilët 55.5% janë meshkuj. 102 qytetarë ndodhen në intubim, 33% femra dhe pjesa tjetër meshkuj.