Ju humbet shpesh telekomanda dhe shpenzoni minuta të tëra në stres për ta gjetur? Bleni një telekomandë si kjo dhe nuk keni për ta humbur kurrë.
Kjo është ndoshta shpikja më absurde por që dy vëllezërve indianë u ka mundësuar rekordin Gines.
Telekomanda është plot 4.5 metra e gjatë dhe funksionale. Ata thanë se për ta ndërtuar ui deshën plot 68 ditë punë intensive duke shitur edhe motoçikletën e tyre, për të blerë disa pjesë që i nevojiteshin.