Rekrutonin besimtarë/ 9 persona, mes tyre 2 imamë dërgohen për gjykim nga Prokuroria

Publikuar tek: aktualitet, më 18:00 25-02-2015 Rekrutonin besimtarë/ 9 persona, mes tyre 2 imamë dërgohen për gjykim nga Prokuroria

Dosjet e nëntë personave të arrestuar nga Policia e Shtetit në mars të vitit të kaluar janë dërguar sot për gjykim nga Prokuroria.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për personat e dyshuar të përfshirë në rekrutime të besimtarëve myslimanë shqiptarë, të cilët më pas dërgoheshin në zonat e luftimeve në Siri dhe Irak.

Dy mes personave të akuzuar janë edhe imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa, për të cilët dyshohet se kanë përdorur xhamitë që ata drejtonin për të rekrutuar besimtarë myslimanë.

Dyshohet se këta imamë në bashkëpunim me persona të tjerë kanë bërë të mundur të dërgojnë drejt Sirisë dhe Irakut rreth 90 shtetas shqiptarë, për të marrë pjesë  në konfliktet civile që kanë përfshirë prej vitesh këto dy vende.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ritakohen më 23 mars
Mjekët kërkojnë dorëheqjen e Beqajt pas dështimit të testimit »
Article Logic
Execution time: 0.013758182525635
array(1) { ["section"]=> string(87) "rekrutonin-besimtare-9-persona-mes-tyre-2-imame-dergohen-per-gjykim-nga-prokuroria-4428" }