Rektori i Universitetit të Elbasanit fsheh të dhënat në formularin e dekriminalizimit, zbulohen dokumentet

Publikuar tek: aktualitet, më 22:08 07-03-2017 Rektori i Universitetit të Elbasanit fsheh të dhënat në formularin e dekriminalizimit, zbulohen dokumentet

Procesi i dekriminalizimit duket se nuk ka filluar në institucionet akademike.

Nga verifikimet që ka bërë Boldnews.al, rezulton se rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi ka fshehur të dhënat në formularin që përcakton ligji për dekriminalizimin.

Pyetjes se nëse ka qenë “ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet lizgjzbatuese për kryerjen e një vepre penale”, rektori i Universitetit të Elbasanit është përgjigjur me “jo”, pra që nuk ka qenë ndaluar asnjëherë për vepra penale.

YULL.jpg

UILUL.jpg

 

Mirëpo Topi është arrestuar në flagrancë për një aksident automobilistik në vitin 2008.

Siç rezulton dhe nga dokumentet gjyqësore, rezulton se më datë 20.04.2008 rreth orës 10:15 nga oficeri i policisë gjyqësore është marrë njoftimi se në aksin rrugor Elbasan Metalurgji ka ndodhur një aksident rrugor, nga ku rezultoi se autovetura e tipit Benc Mercedez me targa EL 0501 C e drejtuar nga shtetasi Gramos Mustafaj është përplasur me autoveturën tip Skoda Oktavia me targa BW 357 WV e drejtuar nga Skënder Topi.

Dy mjetet janë përplasur pasi mjeti tip Skoda Oktavia me targa BW 357 WV i drejtuar nga shtetasi Skënder Topi u ka prerë rrugën dhe për pasojë, janë dëmtuar shtetasit G.M, S.P. E. B. të cilët udhëtonin në mjetin tip Benz Mercedez.

I plagosur ka mbetur edhe vetë Skënder Topi që është dërguar për mjekim në spitalin kirurgjik Elbasan.

Nga hetimi i ngjarjes, policia akuzoi z. Topi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, duke bërë edhe arrestimin në flagrancë.

Ndërkohë që ndaj tij është marrë edhe masa e sigurisë nga gjykata e Elbasanit sipas dokumenteve të mëposhtme.

Tashmë ngrihet pyetja se sa real është procesi i dekriminalizimit, ku përveç politikanëve, edhe një rektor ka fshehur të dhënat e dekriminalizimit.

UHL.jpgIMG_2323.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijojnë rreshjet e shiut, ja kur hapet qielli
Dhunoi, drogoi dhe përdhunoi shqiptaren në Itali, gjykata dënon shtetasin rom »
Article Logic
Execution time: 0.01279091835022
array(1) { ["section"]=> string(111) "rektori-i-universitetit-te-elbasanit-fsheh-te-dhenat-ne-formularin-e-dekriminalizimit-zbulohen-dokumentet-71120" }