Rekurs në Gjykatën e Lartë, Adriatik Llalla kërkon heqjen e sekuestrimit për pasuritë e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 25-01-2021 Rekurs në Gjykatën e Lartë, Adriatik Llalla kërkon heqjen e sekuestrimit për pasuritë e tij

Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Kjo e fundit riktheu sekuestron e pasurive të tij. Prej dy vitesh ish-kryeprokurori është nën hetim, pasi akuzohet për "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Akuzat janë bërë për një shumë parash të padeklaruara në Gjermani, të cilën Llalla i ka përdorur për shkollimin e vajzës së tij.

Sipas Llallës, ato para ia ka marrë borxh një miku të tij. Në mars të vitit 2018, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet ndaj ish-kryeprokurorit, duke e akuzuar për fshehjen e pasurisë, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimit të parave.

Kjo dosje më pas u transferua në ish-prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, vendosi masën "sekuestro preventive" me datë 20 gusht 2018 për pasuritë e tij.

Vlera e pasurive të ish-kryeprokurori ishte rreth 1 miliardë lekë. Adriatik Llalla nuk u përball me vettingun, pasi dha dorëheqjen para KPK-së dhe doli nga sistemi i drejtësisë.

Pasuritë e sekuestruara:

- Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

- Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 32-vjeçarja e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj burrit të saj, por ai e dhunon sërish, arrestohet nga policia
Kishte lënë qiriun ndezur, merr flakë banesa në Fier »
Article Logic
Execution time: 0.013627052307129
array(1) { ["section"]=> string(97) "rekurs-ne-gjykaten-e-larte-adriatik-llalla-kerkon-heqjen-e-sekuestrimit-per-pasurite-e-tij-236286" }