Rëndohet bilanci i tërmetit në Turqi, shkon në 35 numri i viktimave

Publikuar tek: bota, më 17:09 31-10-2020 Rëndohet bilanci i tërmetit në Turqi, shkon në 35 numri i viktimave

Situata në Turqi është përkeqsuar, nga tërmeti tragjik që goditi vendin ditën e djeshme.

Numri i viktimave ka shkuar në 35 dhe qindra të tjerë janë të plagosur. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga vetë Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Fatkeqësisht raportohet se mes viktimave nga tërmeti është dhe një 62-vjeçare shqiptare me origjinë nga Prishtina e Kosovës. 

Ai deklaroi se 8 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendjë të rëndë për jetën, ndodhen nën kujdes intensiv të mjekëve. Gjithashtu 243 persona po trajtohen në spitale.

Autoritet raportojnë se totali i personave të lënduar prej tërmetit është 885. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mungesa e ‘krahut të punës’, Kanadaja planifikon të pranojë 1.2 milionë emigrantë brenda 3 viteve
Shoferi i ‘çmendur’ hyn me makinë në sheshin kryesor dhe plagos dy qytetarë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010761022567749
array(1) { ["section"]=> string(73) "rendohet-bilanci-i-termetit-ne-turqi-shkon-ne-35-numri-i-viktimave-225938" }