Rëndohet bilanci i tërmetit tragjik në Turqi: 29 të vdekur, mbi 1 mijë e 400 të plagosur dhe 43 të shpëtuar nga rrënojat

Publikuar tek: bota, më 20:37 25-01-2020 Rëndohet bilanci i tërmetit tragjik në Turqi: 29 të vdekur, mbi 1 mijë e 400 të plagosur dhe 43 të shpëtuar nga rrënojat Ekipet e kerkim-shpetimit ne rrenojat e ndertesave ne Elazig

29 persona kanë humbur jetën deri tani si pasojë e tërmetit tragjik që goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme, ndërsa 1.466 të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive në një përditësim të orës 18:00, bënë me dije se janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 43 persona, ndërsa janë instaluar 8.565 tenda për strehimin e gjithë personave që kanë mbetur në rrugë. Sipas analizave për vlerësimin e dëmeve, deri tani janë konstatuar 72 ndërtesa të rrënuara totalisht, 514 të tjera të dëmtuara rëndë dhe 409 me dëmtime të vogla, raporton newsbomb.al.

Që prej tërmetit famkeq të mbrëmjes së djeshme me magnitudë 6.8 ballë të shkallës richter, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive njofton se janë regjistruar 462 paslëkundje, 14 prej të cilëve me magnitudë mbi 4.

Në qendër të qytetit të Elazig , operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë aktualisht në 3 rrënoja ndërtesash. Po punohet me 554 automjete, 17 qen, 3 dronë dhe 2 helikopter të institucione publike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025802850723267
array(1) { ["section"]=> string(125) "rendohet-bilanci-i-termetit-tragjik-ne-turqi-29-te-vdekur-mbi-1-mije-e-400-te-plagosur-dhe-43-te-shpetuar-nga-rrenojat-193146" }