Rëndohet bilanci në Itali, 21 të vdekur dhe mbi 800 të infektuar nga koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 19:26 28-02-2020 Rëndohet bilanci në Itali, 21 të vdekur dhe mbi 800 të infektuar nga koronavirusi Ilustruese

Italia fqinje është vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë.

Deri më tani raportohet për 821 të infektuar ndërkohë që kanë humbur jetën 21 persona.

Të dhënat e fundit janë bërë publike nga kreu i Emergjencave, Angelo Borreli, i cili ka deklaruar se në 4 viktimat e fundit, tre kanë qenë mbi 80 vjeç ndërsa një mbi 70 vjeç.

boreli.PNG

Virusi ka prekur kryesisht veriun e Italisë, ku në Milano janë vendosur në karantinë mbi 50 mijë persona. Por, raste të të infektuarve janë shfaqur edhe në jug të vendit,

Kujtojmë që coronavirusi u shfaq nw Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019, dhe me shpejtësi u përhap në të gjithë botën. I vetmi kontinent që nuk është i prekur nga coronavirusi është Antarktida. 

Në total raportohet mbi 85 mijë persona të prekur ndërkohë që numri i persona që kanë humbur jetën po i afrohet 3000. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkon në 4 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi
Fshehu drogën në tubat e aspirimit në kuzhinë, arrestohet shqiptari në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.007288932800293
array(1) { ["section"]=> string(87) "rendohet-bilanci-ne-itali-21-te-vdekur-dhe-mbi-800-te-infektuar-nga-koronavirusi-196811" }