Rëndohet bilanci në vend: Qindra raste të reja me koronavirus dhe shumë viktima në 24 orë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:11 27-11-2020 Rëndohet bilanci në vend: Qindra raste të reja me koronavirus dhe shumë viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë informon për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 645

Të shëruar ne 24 orë              403

Të shtruar në spitale               463

Humbje jete në 24 orë                        18

Testime ditore                        2.201

Testime totale                           184.217

Raste pozitive                   36.245

Raste të shëruara            17.755

Raste Aktive                     17.719

Humbje jete                         771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  9061

Fier                  1347

Durrës             1339

Korçë   1006

Vlorë  858

Shkodër           855

Elbasan            825

Lezhë   739

Berat   554

Gjirokaster 545

Kukës   399

Dibër   191

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja me armë zjarri në Elbasan/ Prokuroria kërkon burg për Vis korçarin: Mbeti i plagosur dhe u arrestua te Trauma (Ngjarja)
KED e skualifikoi për herë të dytë nga gara për në ‘Kushtetuese’, Eugen Papandile depoziton padi në Apelin Administrativ »
Article Logic
Execution time: 0.011949062347412
array(1) { ["section"]=> string(95) "rendohet-bilanci-ne-vend-qindra-raste-te-reja-me-koronavirus-dhe-shume-viktima-ne-24-ore-229338" }