Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Mogadishu, shkon në 231 numri i viktimave

Publikuar tek: bota, më 22:43 15-10-2017 Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Mogadishu, shkon në 231 numri i viktimave

Të paktën 231 persona janë vrarë dhe 300 të tjerë u lagosën sot kur një kamikaz u hodh në erë me një kamion pranë një zone shumë të populluar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, sipas medias lokale.

Drejtori i spitalit Madina, Mohamed Yusuf tha se 221 persona ishin vrarë, ndërsa zyrtarët në spitalin Erdegon numërojnë 10 viktima të tjera nga shpërthimi.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Deri tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër këtë sulm, por ministri somalez i Informacionit, Abdirahman Yarisoë njoftoi se atentati mund të hetë kryer nga Al Shabaab, një grupim radikal islamik që është i lidhur me grupin terrorist Al Qaeda që synon të krijojë një shtet islamik në Somali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014971971511841
array(1) { ["section"]=> string(81) "rendohet-bilanci-nga-shperthimi-ne-mogadishu-shkon-ne-231-numri-i-viktimave-96003" }