Moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka shkaktuar një sërë problemesh pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Situata paraqitet tejet e rënduar edhe në qarkun e Elbasanit. Ku si pasojë e ngricave dhe borës ka vështirësi në qarkullim.
Mësohet se akset që lidhin Librazhdin me Bulqizën janë të pakalueshme. Fshatrat Stravaj, Lunik, Sopot, në Librazhd janë të bllokuara për shkak të trashësisë së borës.
Ndërsa ka probleme edhe me nderprejen e energjisë elektrike.
Po ashtu në këto fshatra nuk është zhvilluar procesi mësimor. Gjithashtu mungesë të energjisë elektrike ka edhe në disa fshatra të Përrenjasit, Gramshit dhe Peqinit në qarkun e Elbasanit.