Pas një aksioni 'blic' të policisë së Kukësit në bashkëpunim me forcat RENEA, është bërë i mundur arrestimi i Burim Durakut, i shpallur në kërkim për akuzat e 'vrasjes dhe grabitjes'.
Duraku, është ndaluar në pikën kufitare të Morinës. Operacioni nisi që në orët e mbrëmjes së djeshme me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra penale, ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu.
Ndërkaq, kontroll i RENEA-s pritet të shtrihet edhe në qytetet e tjera të vendit.