RENEA ‘blindon’ Elbasanin, dhjetëra efektivë në aksion për të kapur 71-vjeçarin që plagosi me kallash 2 të rinjtë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:22 24-09-2020 RENEA ‘blindon’ Elbasanin, dhjetëra efektivë në aksion për të kapur 71-vjeçarin që plagosi me kallash 2 të rinjtë (EMRAT) Nga Elbasani

Forcat RENEA të nisura nga Tirana kanë mbërritur tashmë në Elbasan për të kapur 71-vjeçarin i cili tronditi sot qytetin duke qëlluar me kallash e duke lënë të plagosur 2 të rinj, 22 dhe 21 vjeç.

Lefter Zhidru, 71 vjeç duke qëlluar drejt efektivëve të policisë, plagosi dy kalimtarë të rastit, të identifikuar si Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç.

Pas ngjarjes ai nuk i ka ndalur të shtënat nga dritarja e shtëpisë ku rri fshehur teksa dhjetëra forca RENEA, FNSH e SHQIPONJA e kanë rrethuar. Autori ka qëlluar përreth një orë në mënyrë të pakontrolluar në drejtime të ndryshme duke mos iu bindur thirrjeve të policisë. Aktualisht të gjithë efektivët janë vendosur në pozicion luftimi, në mënyrë të organizuar, me armatim special, gati për ta arrestuar.

Por si nisi ngjarja?

Policia sqaron se e gjitha ka nisur nga një konflikt familjar. Ka qenë një grua ajo e cila ka telefonuar policinë pas konfliktit me të shoqin, autorin e ngjarjes, Lefter Zhidru. Ky i fundit ka dhunuar gruan dhe vajzën e tij 14-vjeçare.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët por aty kanë hasur në rezistencën e autorit i cili i ka qëlluar me breshëri.

Të shtënat vazhdojnë ende teksa policia po punon për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen "11 Nëntori", Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

 

Screenshot_7.jpgblind.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012960910797119
array(1) { ["section"]=> string(123) "renea-blindon-elbasanin-dhjetera-efektive-ne-aksion-per-te-kapur-71-vjecarin-qe-plagosi-me-kallash-2-te-rinjte-emrat-221496" }