RENEA ekzekuton 71-vjeçarin pas 5 orësh i ngujuar me armë në banesë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 24-09-2020 RENEA ekzekuton 71-vjeçarin pas 5 orësh i ngujuar me armë në banesë (DETAJE)

Ekzekutohet nga forcat speciale të RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru, i ngujuar në katin e dytë të një apartamenti në Elbasan për rreth 5 orë.

Operacioni ka përfunduar me fund tragjik për 71-vjeçarin, i cili nuk ka pranuar të dorëzohet pavarësish negociatave disa orëshe me efektivët e RENEA por edhe vajzën e tij 13-vjeçare dhe të afërm të tjerë.

Gjatë minutave të fundit, dyshohet se Lefter Zhidru, i cili ishte ngujuar në banesë pas një konflikti me ish-gruan, ka qëlluar sërish me armë zjarri, ndërsa është dëgjuar edhe një shpërthim i fortë.

Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga granatat neutralizuese të përdorura nga RENEA gjatë ndërhyrjes në banesë.

Kujtojmë se në momentet e para të ngjarjes, 71-vjeçari nga fshati Xarrë i Sarandës, pranoi të lironte nga banesa ish-gruan e tretë dhe vajzën 13-vjeçare. Më pas ai doli në ballkon dhe qëlloi drejt policisë me breshëri plumbash, duke plagosur në këmbë dy kalimtarë të rastësishëm.

Të dy të rinjtë e plagosur janë mjekuar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061941146850586
array(1) { ["section"]=> string(81) "renea-ekzekuton-71-vjecarin-pas-5-oresh-i-ngujuar-me-arme-ne-banese-detaje-221532" }