Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar këtë të premte në qytetin e Shkodrës ku po zhvillohet një aksion për goditjen e grupeve kriminale.
Në fokus të këtij aksioni, të nisur prej orëve të para të mëngjesit, janë personat me rrezikshmëri të lartë, personat në kërkim dhe që i janë shmangur drejtësisë.
Aksionet në Shkodër gjatë ditës së sotme pritet të realizohen në vendet ku mendohen se janë baza të grupeve kriminale apo ku ka dyshime se mund të fshihen persona në kërkim. Detaje lidhur me operacionin pritet të bëhen publike në vijim.
Kujtojmë se dy ditë më parë, RENEA ka zhvilluar një operacion të ngjashëm në qytetin e Kukësit, ku u arrestua një person i cilësuar i rrezikshëm, i dënuar për vrasje.