Rënia drastike e euros, reagon Berisha: Lavdi zotit kësaj here fajin nuk e ka Saliu

Publikuar tek: barometri, më 07:48 03-06-2018 Rënia drastike e euros, reagon Berisha: Lavdi zotit kësaj here fajin nuk e ka Saliu

Ish-kryeministri, Sali Berisha këtë herë është ndalur tek rënia që po pëson këto ditë euro.

 

Për këtë situatë, Berisha akuzon  ‘trafiqet e drogës’.

“Lavdi Zotit kesaj herë fajin e kanë “turistët” dhe jo Saliu! Të dashur miq, Euro e helmuar e trafiqeve të droges, apo siç quhet për shkak të origjinës “narko-euro”, po shkatërron euron e mundit, djersës, punës së ndershme të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës:

Ne Narkoshtetin e Shqiperise, narko-eurot po helmojne Euron dhe ekonomine! Lavdi Zotit kesaj here fajin e kane “turistet” dhe jo Saliu! Te dashur miq, Euro e helmuar e trafiqeve te droges, apo siç quhet per shkak te origjines “narko-euro”, po shkaterron euron e mundit, djerses, punes se ndershme te qytetareve shqiptare. Keshtu, dje narko-euro ne Shqiperi zbriti ne nivelin me te ulet historik u shkembye si qeni ne vreshte; 1 euro me 125 leke. Kjo renie dramatike e kursit te saj po helmon ekonomine shqiptare. Ne veçanti kjo po falimenton ndermarrjet eksportuese shqiptare, prodhimin e vendit si dhe thellon ne menyre dramatike disbalancen tregtare. Ky helmim monetar i vendit me narko-euro, renie dramatike e kursit te kembimit te euros me lekun, godet gjithashtu rende qindra mijra familje qe marrin ndihma ne euro nga familjaret e tyre emigrante ne Europe. Narko-eurot kane arritur te rrisin ndjeshem çmimet e apartamenteve, dhe, per larjen e tyre qeveritaret mafioze kane rritur kete vit gjer ne 273% leshimin e lejeve te ndertimit duke shnderruar Tiranen, Durresin, Fierin, Vloren ne megapolet e larjes se parave te droges ne Europe. Shkaku i vetem i drames shqiptare te euros se mundit, djerses, punes dhe mendjes se qytetareve te ndershem jane kamionat me narko-euro qe vershojne çdo dite nga trafiku i droges ne ekonomine e narkoshtetit shqiptar. Te dhenat deshmojne se vetem 3 muajt e pare te ketij viti ne Shqiperi kane hyre 1.7 miliarde narko-euro, por keto jane vetem maja e parase se piste qe po vershon drejt Shqiperise. Perpjekjet per te fshehur kete intoksikim te ekonomise nga narkoeurot jane sa driteshkurtra aq dhe qesharake. Ideja se se kjo renie dramatike e euros ne Shqiperi lidhet me fluksin e madh turistik te çarterave qe po zbarkojne ne Rinas, Kukes, Vlore e dojrra si keto, eshte si ajo gjethja e fikut qe i vendosin fotografise se Norieges lakuriq ne plazhet e botes. Miq, per here te pare ‘fajin nuk e ka Saliu por turistet’, ndjehem i lehtesuar! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12439703941345
array(1) { ["section"]=> string(88) "renia-drastike-e-euros-reagon-berisha-lavdi-zotit-kesaj-here-fajin-nuk-e-ka-saliu-123049" }