Rënia drastike e të ardhurave, Nissan shkurton mbi 12 mijë vende pune

Publikuar tek: bota, më 20:32 25-07-2019 Rënia drastike e të ardhurave, Nissan shkurton mbi 12 mijë vende pune Hiroto Saikawa, president dhe shefi ekzekutiv i Nissan

Gjiganti japonez i automjeteve Nissan njofton se ka vendosur të shkurtojë 12.500 vende pune pas rënies drastike të fitimeve.

Prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Japoni e paralajmëroi 'krizën' tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ndërsa edhe këtë vit të ardhurat e kompanisë kanë rënë gati në 13%, më pak së një vit më parë. Fitimet operacionale nga shitjet e automjeteve në gjithë botën u zhytën në 99% krahasuar po ashtu me një vit më parë.

Sipas CEO së kompanisë, shkurtimet do të prekin të linjat e prodhimit në të gjithë vendet e botës, ndërsa deri në fund të vitit 2022 do të shkurtohet sërish me 10% fuqia punëtore.

Një ekonomi e ngadaltë globale dhe lufta tregtare e SHBA-Kinës mbetet një rrezik i madh për prodhuesit duke dëmtuar shitjet.

Edhe prodhuesit e tjerë të makinave kanë paralajmëruar shkurtime drastike të vendeve të punës. Ford tha në fillim të këtij viti se do të shkurtojë 12.000 vende pune në Europë, ndërsa edhe General Motors ka njoftuar planet për shkurtimin e mijëra vendeve të punës, raporton newsbomb.al.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01301097869873
array(1) { ["section"]=> string(75) "renia-drastike-e-te-ardhurave-nissan-shkurton-mbi-12-mije-vende-pune-173354" }