Shiu ka vërshuar në qytetin e Sarandës. Foto e Saranda Web tregon se dhjetra biznese dhe banesa janë rrezikuar nga vërshimi i ujërave.
Stuhia e fuqishme e shiut ka zgjatur për më shumë se një orë, ndërsa raportohet se është rrëzuar vinçi i Portit, i njohur si krenaria e Sarandës, sikurse janë dëmtuar dy peshkarexhat “Amario” dhe “Amato”.
Si pasojë, u është rrezikuar jeta disa fëmijëve dhe peshkatarëve. Banorët thonë se ndjehen të kërcënuar për jetën.