Rënia me 7 vende në Indeksin për korrupsionin, reagon AP: Mesazh për të kuptuar disa të vërteta të hidhura

Publikuar tek: aktualitet, më 20:24 23-01-2020 Rënia me 7 vende në Indeksin për korrupsionin, reagon AP: Mesazh për të kuptuar disa të vërteta të hidhura

Rënien me 7 vende në indeksin për perceptimin e korrupsionit, Avokati i Popullit e quan si “mesazh për të kuptuar disa të vërteta të hidhura”.

Avokati i Popullit reagon pas publikimit të indeksit nga Transparency International për vitin 2019, ku vendi ynë ka pësuar një rënie prej 7 vendesh, duke u renditur e 106-a.

Reagimi i plotë:

Rënia e Shqipërisë në indeksin e perceptimit të korrupsionit në raportin vjetor të Transparency International, shërben, sipas pikëpamjes së Avokatit të Popullit, si mesazh për të kuptuar disa të vërteta të hidhura.

Korrupsioni endemik në një shoqëri dhe administratën e saj shtetërore, është mbi të gjitha parafjalë e një përkeqësimi të fshehtë të të drejtave të njeriut.

Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria e tij, janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut. Një administratë e korruptuar është një administratë që e nëpërkëmb qytetarin, ia shkel atij të drejtën që ai kërkon në dyert e saj dhe krijon premisën e një cirkuiti vicioz ku korrupsioni ushqen padrejtësinë dhe padrejtësia korrupsionin.

Avokati i Popullit mbetet i vendosur në monitorimin, shqyrtimin dhe denoncimin e korrupsionit i cili ngushton hapësirën e frymëmarrjes për të drejtat e njeriut dhe i shndërrojnë ato në një hipokrizi retorike.

Lufta ndaj korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve që e zhvillojnë këtë luftë, duhet të bëhet në mënyrë të ndershme, të sinqertë dhe serioze. Pa këtë luftë, mbeten thjesht operacionet e makijazhit të cilat e maskojnë, por nuk e çrrënjosin korrupsionin dhe padrejtësinë që ai prodhon.

Shoqëria shqiptare është e lodhur dhe e neveritur me korrupsionin dhe ky raport që vë në dukje perceptimin në rritje ndaj tij, është dëshmia më e mirë se edhe institucionet duhet të ndjekin instiktin refuzues të shoqërisë dhe të mos bëhen pengesë për ndërtimin e një mjedisi të pastruar nga korrupsioni, të drejtë dhe njerëzor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057294845581055
array(1) { ["section"]=> string(111) "renia-me-7-vende-ne-indeksin-per-korrupsionin-reagon-ap-mesazh-per-te-kuptuar-disa-te-verteta-te-hidhura-192951" }