Rënie drastike e Euros dhe Paundit, zhvlerësohen akoma më tej

Publikuar tek: ekonomi, më 13:20 22-07-2016 Rënie drastike e Euros dhe Paundit, zhvlerësohen akoma më tej

Monedhat e huaja euro dhe paundi britanik janë zhvlerësuar ndjeshëm në krahasim me atë vendase.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye me 135.87 lekë. Që nga gushti i vitit 2010,  euro nuk kishte rënë nën këtë vlerë.

Sipas ekspertëve të bankës së Shqipërisë  rënja e euros ka ndodhur për disa arsye, mjë ndër to është dhe BREXIT. Ndër arsyet përmendim sezonin turistik si dhe faktin se kompanitë janë në periudhën kur duhet të shlyejnë detyrimet e pagesës së TVSH-së dhe në kushtet kur kanë mungesë likuiditeti janë të detyruar që të prekin rezervat në euro.

Dobësimi i euros ndaj lekut më tej i detyrohet edhe raporteve në tregun e brendshëm. Prej muajsh, duket se ka një ofertë të lartë të euros në treg, fenomen që nisi qysh në fund të vitit të kaluar, kur qeveria shqiptare vendosi të zëvendësojë një pjesë të mirë të borxhit të brendshëm me huamarrje të jashtë, pikërisht në euro.

Po ashtu dhe paundi britanik nuk ka pësuar një rënje drastike duke u shkëmbyer me 161.72 lekë.

 

euro.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02025580406189
array(1) { ["section"]=> string(66) "renie-drastike-e-euros-dhe-paundit-zhvleresohen-akoma-me-tej-47423" }