Rënie drastike prej 71%, turistët e huaj braktisin Shqipërinë, plazhet mbeten bosh (RAPORTI)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:28 29-07-2020 Rënie drastike prej 71%, turistët e huaj braktisin Shqipërinë, plazhet mbeten bosh (RAPORTI) Ilustruese, plazhi i Durresit

Shqipëria pësoi një rënie drastike prej 71% në Turizëm gjatë muajit qershor 2020.

Sipas një raporti të INSTAT-it, 179,594 shtetas të huaj dhe 364,547 shtetas shqiptarë kanë vizituar trojet shqiptare këtë qershor.

Numri i shqiptarëve të Kosovës qe vizituan Shqipërinë këtë qershor pësoi nje rënie prej 51% në krahasim me vitin 2019. Gjithashtu, kishte 95% më pak turistë polakë se qershorin e 2019. Rikujtojmë që shtetasit polakë ''pushtuan'' plazhet shqiptare vitin që e kaluar.

Gjithashtu, fluturimet nga Shqipëria pësuan një ulje shumë të madhe. 385.199 persona u larguan nga Shqipëria këtë qershor, 65.1% më pak se vitin e kaluar. Prej tyre, 240.949 ishin shtetas shqiptarë dhe 144.250 ishin shtetas të huaj.

Sa i përket njoftimit të fundit të policisë shqiptare më 11 korrik, shtetasit shqiptarë janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë.

Gjithashtu, të vetmit persona të cilët lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë janë ata të pajisur me pasaportë greke, leje pune ose leje qëndrimi.

 Shtetasit shqiptarë ende nuk lejohen të hyjnë në zonën Shengen pa patur leje qëndrimi nga një prej vendeve të zonës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010112047195435
array(1) { ["section"]=> string(94) "renie-drastike-prej-71-turistet-e-huaj-braktisin-shqiperine-plazhet-mbeten-bosh-raporti-215356" }